Një artist nga Jeruzalemi, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij ka arritur të krijojë disa objekte tepër të veçanta për nga lloji i tyre.
Si bazë kryesore për realizimin e këtyre objekteve të rralla, ai ka përdorur bukën.
Orët, elektrikët e dorës dhe radiot të gjitha janë instaluar me kujdesin më të madh në brumin e bukës, i cili më pas është pjekur për të krijuar këtë krijim artistik, raporton noa.al.
Studenti i industrisë dizenjuese, Debbi Nitzan deklaron se për krijimin e këtij produkti organik është frymëzuar në kundërshtinë që përmban buka dhe elektriciteti.
“Kontrasti midis teknologjisë së lartë dhe teknologjisë së ulët më dhanë mundësinë mua të kombinoja elektricitetin dhe bukën”, shprehet studenti.
E veçanta e këtyre objekteve është edhe fakti se orët, radiot dhe elektrikët e dorës janë në gjendje pune, ndonëse nuk janë tepër praktike, pasi jetëgjatësia e tyre është e shkurtër.
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !