Dy hulumtime të kryera nga J.D. Power kanë treguar se kënaqësia është më e lartë te konsumatorët që kanë një ekran të ndjeshëm në smartphone të tyre.
Në një shkallë prej 1000 pikëve, celularët e mençur me ekran të ndjeshëm në prekje arritën 771 pikë. Megjithatë as celularët tradicional nuk arritën pikë të pakta, duke kapur 756 prej tyre.
Apple iPhone natyrisht që ishte në kategorinë e ekraneve të ndjeshme, dhe vlerësimi prej 810 pikësh është paraqitur në mesataren e smartphone-ve. Në fakt, Apple ka arritur që të jetë i pari tek kënaqësia e konsumatorëve, megjithatë edhe RIM ka pasur rezultat të mirë prej 741 pikësh.
Pjesëmarrësve në hulumtim gjithashtu u është parashtruar pyetja që të vlerësojnë lehtësinë në përdorimin e celularit të tyre, kualitetit të sistemit operativ, veçorive, dizajnit dhe fuqisë së baterisë.
Duke se në treg po paraqitet një trend që përdoruesit me smartphone janë më të lumtur rreth celularit të tyre. Nëse posedoni ju një pajisje të tillë, çfarë është mendimi juaj rreth saj?
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !