“Dashuri e madhe” në Brazil, dy burra martohen me një grua - Informacione
Headlines News :
Home » » “Dashuri e madhe” në Brazil, dy burra martohen me një grua

“Dashuri e madhe” në Brazil, dy burra martohen me një grua


BRAZIL - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Rio de Zhaneiro të Brazilit, ku një notere me emrin Claudia Domingues, ka kurorëzuar martesën e parë mes tre personave.
Personazhet e kësaj martese aspak të zakonshme janë dy meshkuj dhe një grua, të cilët ishin në të njëjtën kohë në një lidhje intime.
Por, edhe pse në Brazil poligamia nuk është e lejuar, pengesa është anashkaluar duke e konsideruar bashkimin si një formë e re e familjes në një shoqëri që është në ndryshim e sipër.
“Unë nuk kam shpikur ndonjë gjë të re, por unë e di që kjo dispozitë ligjore ekziston. Dhe në fakt, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të parandaluar një martesë mes tre personave”,- ka argumentuar notarja.
Ndërkaq, kanë nisur të përhapen komente të shumta rreth kësaj martese, që cilësohet aspak e zakontë, ndërsa ata që e mbajnë veten për progresistë, e kanë përshëndetur noteren për vendimin e marrë, duke thënë se ajo në këtë rast nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka mbrojtur lirinë personale.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Proudly powered by Blogger
Copyright © 2011. Informacione - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template