Studiues francezë në fushën e mjekësisë kanë shpjeguar se ata që pinë pak ujë, kanë 28 për qind rrezik më të madh nga zhvillimi i sëmundjes së sheqerit.
Dehidrimi është i lidhur ngushtë me sëmundjen e diabetit të“sheqerit”. Ky është përfundimi më i fundit i studiuesve në fushën e mjekësisë të cilët shpjegojnë se niveli i rritur i hormoneve vasopresin shkakton ruajtjen e ujit në trup dhe është shkaktar i sheqerit të tepërt në gjak.
Kështu që duke folur me shifra ata që pinë shumë pak ujë kanë 28 për qind rrezik më të madh nga zhvillimi i sëmundjes së sheqerit. Sipas studimit 9 vjeçar të institutit francez INSERM, jep të dhëna se “Hormoni vasopresin është ndoshta hallka që na mungon për të kuptuar raportin e sheqerit në gjak dhe ujit në organizëm. Ai hormon antidiuretik na ndihmon në rregullimin e mbajtjes së ujit në trup. Nëse jemi të dehidruar, niveli i vasopresinës rritet dhe veshkat ruajnë ujin. Kështu që niveli i rritur i vasopresinës është indikator për sëmundjen e sheqerit”
Edhe pse shkencëtarët kanë vërtetuar që ekziston lidhja në mes pirjes së ujit dhe sheqerit të ngritur, nuk kanë zbuluar se cila është marrëdhënia shkak-pasojë e sëmundjes së sheqertit dhe e pirjes së ujit.
“Kemi llogaritur edhe peshën e të anketuarve, shprehitë e tyre jetësore, pirjen e duhanit dhe alkoolit, por lidhja e pirjes së ujit dhe e diabetit ka mbetur konstante”, ka thënë autorja e studimit, Lise Bankir.
Home »
Kuriozitete
» Kush pi pak ujë, rrezikohet nga diabeti!
Kush pi pak ujë, rrezikohet nga diabeti!
Labels:
Kuriozitete
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !