Shampot e fëmijëve me përbërës të rrezikshëm kancerozë - Informacione
Headlines News :
Home » » Shampot e fëmijëve me përbërës të rrezikshëm kancerozë

Shampot e fëmijëve me përbërës të rrezikshëm kancerozë


NJU JORK-Shampot më popullorë që përdoren për banjot e fëmijëve përmbajnë një produkt që shkakton kancer, vërtetojnë kërkimet e sapopërfunduara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sic bën të ditur në faqen e saj online, Sky News, janë testuar plot 28 produkte për përmbajtjen e mundshme të substancës Formaldehyde dhe u vërtetua që 23 prej produkteve më popullore që përdoren për banjot e fëmijëve e përbajnë këtë substancë. Studimet kanë vërtetuar se substanca e mësipërme shkakton kancer në tru, sinuset e hundës deri edhe leucemi.
Kurse në shampot e tjera u gjetën gjurmët e e 1,4-dioxane, agjent i cili gjithashtu besohet të jetë një rrezik për kancerin e njerëzve. Për këtë arsye u morën 48 artikujt të tjerë nga ku rezultoi se 67% e tyre përmbanin 1,4-dioxane.
Kjo substancë është e ndaluar aktualisht në Europë, megjithatë duket se ky kimikat ka hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tani po përdoret gjerësisht. Substancat janë gjetur në Johnson’s Baby Shampoo, L’Oreal Kids Extra Gentle 2-in-, shampot dhe pampersat Kandoo dhe sapunët e këtij lloji.
Stacy Malkan i Fushatës Safe Cosmetics, që ka ka marrë pjesë në testim tha se “ në rast se shampot shkaktuan kancer tek kafshët, atëhere detyrimisht nuk mund ti përdorim në kokat e bebeve tona”.
Megjithatë Këshilli i Kujdesit të Produkteve Personale ka akuzuar studiuesit për frikën që përhapin tek prindërit dhe kanë shtuar se rezultatet janë “dukshëm të rreme”.

Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Proudly powered by Blogger
Copyright © 2011. Informacione - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template