Twitter përfiton më shumë në celularë - Informacione
Headlines News :
Home » » Twitter përfiton më shumë në celularë

Twitter përfiton më shumë në celularë


Twitter ka grumbulluar më shumë të dhëna nga reklamimet në platformën e vet për celularë, sesa në platformën nga uebfaqja, tha CEO i kësaj ndërmarrjeje, Dick Costolo, duke theksuar përparimin eTwitter-it në përfitimin nga reklamat e përdoruesve të smartfonëve dhe tabletëve që dita-ditës po rriten në mbarë botën.

Duke folur në një konferencë nga “The Economist Group” në San Francisko, Cosotolo bëri vlerësimet e tij në një kohë kur sfiduesi i vet, Facebook-u, është duke u ballafaquar me presion të madh për të përmirësuar funksionimin tek celularët.
Aksionet e Facebook-ut janë goditur që nga IPO-ja e vet në muajin maj, një ngjarje kjo e cila ishte mbuluar nga shqetësimet që rrjeti shoqëror – së pari i ndërtuar nga CEO Mark Zuckerberg në vitin 2004 si një uebfaqe për desktop – do të vazhdonte të ngecte në përfitime monetare nga përdoruesit e vet në celularë, shkruan pc world albanian.
Por Twitter, që shihet në Silicon Valley si perspektiva më e rëndësishme e IPO-s që ndjek Facebook-u, ka ndërmarrë hapa që publikisht të largohet nga ndalesat e Facebookut.
“Ne jemi duke i ballafaquar gjërat në celular,” – tha Costolo kur u pyet për ndryshimin mes Facebook-ut dhe Twitter-it. “Ne kemi një platformë reklamimi që tashmë është e përshtatur për celularin, megjithëse e lëshuam në ueb dhe vetëm së fundi filluam të kemi reklama.”
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Proudly powered by Blogger
Copyright © 2011. Informacione - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template