Jeton vetëm me tre çaja dhe gjysmë biskote në ditë - Informacione
Headlines News :
Home » » Jeton vetëm me tre çaja dhe gjysmë biskote në ditë

Jeton vetëm me tre çaja dhe gjysmë biskote në ditë

Për shumë njerëz mund të duket si një dietë e zakonshme për rënien nga pesha. Por për nënën 28-vjeçare, e cila është e detyruar të konsumojë vetëm çaj dhe biskota, është një realitet.

28-vjeçarja Suzanne Kettle është këshilluar nga mjekët që të pijë vetëm çaj dhe të konsumojë vetëm gjysmë biskote gjatë ditës, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë në stomak, transmeton agjencia noa.
Kjo sëmundje e ndalon stomakun e saj për të tretur ushqimin.Suzanne tashti konsumon vetëm tre filxhanë çaji në ditë dhe gjysmë biskote.
Nëna e një fëmije ka rënë në peshë dhe gjithashtu i është dashur të heqë dorë nga puna si shitëse në një dyqan fëmijësh, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Mjekët e kanë këshilluar të konsumojë vetëm çaj e gjysmën e biskotës, pasi në rast se konsumon ndonjë ushqim tjetër, menjëherë sëmuret.
“Është e pamundur, pasi ndjehem e pafuqishme, por më duhet të jem e pranishme në biznesin tim. Fillimisht kisha dhimbje të forta në stomak dhe ndjehesha e lodhur gjatë gjithë kohës. Djali mërzitej gjithnjë pasi nuk mund ta shoqëroja”, shprehet 28-vjeçarja.
Share this article :

0 comments:

Speak up your mind

Tell us what you're thinking... !

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Proudly powered by Blogger
Copyright © 2011. Informacione - All Rights Reserved
Template Design by Creating Website Published by Mas Template