Kinezja Tan Chaoyun, nëna e katër djemve binjakë identikë, i ka qethur në mënyrë të çuditshme fëmijët e saj: nga flokët ka krijuar numra, që të mund t’i dallojë.
Chaoyun, nga qyteti Shenzhen i provincës Guangdong, bëri një vendim radikal për shkak të shqetësimeve se mësuesit nuk i dallojnë fëmijët e saj.
“Bijtë janë identikë. Edhe unë e kam problem t’i dalloj. Kur ishin më të vegjël, ua kam lidhur nga një nyje në duar me emrat e tyre”, ka thënë ajo, duke shtuar se fëmijët më shumë dallohen përmes formës së syve.
Sipas saj, edhe babai i fëmijëve e kishte të vështirë t’i dallonte sa që ndonjëherë ndodhte ta dënonte për gabime fëmijën që nuk ka bërë fare sherr.
0 comments:
Speak up your mind
Tell us what you're thinking... !